Në hapësirat e gjelbëra të qytetit po zhvillohen aktivitetet e zakonshme të mirëmbajtjes dhe rregullimit, me kositjen e sipërfaqeve të gjelbëra me makineri, grumbullimin e barit të kositur dhe letrave, si dhe pastrimin e hapësirave.
Këto aktivitete ekipet që nga orët e mëngjesit po i realizojnë në kejin e Vardarit, në zonën qendrore të qytetit, në gjelbërimin e mesëm të bulevardit Krste Petkov Misirkov, në bulevardin Ilinden, si dhe në sipërfaqet e tjera publike në qytet.
Share