Në parkun “Mbrojtësit” në Draçevë, po realizohet mbjellja e fidanëve halorë dhe gjetherënës në zhardinerat, si pjesë e aktiviteteve për rregullimin e hapësirës.
Aktivitetet vazhdojnë përgjatë bulevardit “Aradha Partizane”, ku ekipet po realizojnë shkurtimin dhe formësimin e kurorave të drurëve.
Gjithashtu, në Parkun Çair, pranë stadiumit, po kryhet rregullimi i sipërfaqeve të gjelbra përmes kositjes së barit dhe mbledhjes së letrave dhe mbeturinave.
Ekipet vazhdojnë me mirëmbajtjen e rregullt të sipërfaqeve të gjelbra publike.