Kategori: Informacione rrjedhëse (tekovni informacii)

  • Fidanë të rinj u mbollën në suaza të gjelbërimit në qytet

    Në më shumë lokalitete të qytetit, gjatë periudhës së kaluar ekipet tona realizuan mbjelljen e fidanëve të rinj. Fidanë të blirit, platanit dhe të bredhit dekorativ të argjendtë janë vetëm një pjesë e drunjve me të cilat janë rregulluar më shumë sipërfaqe të gjelbërimit në Shkup.
    Ky aksion i mbjelljes së fidanëve gjetherënëse dhe halore në suaza të gjelbërimit ekzistues, si dhe plotësimi i vendeve ku një masë e tillë shfaqet si e nevojshme, paraqesin vetëm një pjesë të aktiviteteve lidhur me rregullimin e planifikuar të gjelbërimit dhe të mjedisit jetësorë.

  • Mbjellja e rasatit të luleve

    Aktivitetet e përditshme të ekipeve tona në drejtim të mirëmbajtjes së gjelbërimit, në masë të konsiderueshme dhe të dukshme janë të fokusuara drejtë rregullimit pranverorë të sipërfaqeve të gjelbërimit.

    Përkatësisht, këto ditë ekipet tona po realizojnë ripërtëritjen e rasatit të ri të luleve sezonale të llojit të lule vjollcave (lat. Viola), në vendet ku rasati ekzistues është i dëmtuar.

    Gjithashtu, në kapacitetet prodhuese të “Florakom” SHPKTHP, rasati i llojeve të ndryshme të luleve është në procesin e përgatitjes, me qëllim të zbukurimit të gjelbërimit urban gjatë muajve që vijnë.

  • Filluan aksionet e pastrimit nëpër komunat e qytetit të Shkupit

    Gjatë vikendit që lamë pas, ekipet tona e filluan aksionin e madh të pastrimit të terrenit dhe gjelbërimit në komunën e Çairit, ku ky aksion do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhme. Krasitja e drunjve dhe e kaçubave si dhe mbledhja e gjetheve dhe të mbeturinave ndërtimore, paraqesin disa prej aktiviteteve kryesore të ekipeve tona.
    Qëllimi është që qyteti i Shkupit të shkëlqejë së bashku me pranverën që po e presim.

  • Aktivitete sezonale lidhur me rregullimin e gjelbërimit!

    Gjatë kësaj periudhe ekipet tona në mënyrë aktive po punojnë në drejtim të rregullimit të gjelbërimit në pragun e stinës së pranverës. Po realizohen aktivitete të ndryshme lidhur me krasitjen dhe prerjen e degëve të thara të drunjve, më pas krasitjet dhe formimin e kaçubave, si dhe krasitjet sezonale të trëndafilave. Me këto aktivitete punuese është përfshirë edhe mënjanimi i barojave të padëshiruara që kanë mbirë në suaza të gjelbërimit, përskaj korsive të dedikuara për lëvizje dhe qarkullim përgjatë gjelbërimit publik.

    Në të njëjtë kohë, po punohet edhe në drejtim të mirëmbajtjes së pastërtisë në sipërfaqet e gjelbërimit publik urban, aktivitete këto që përcillen me mënjanimin e mbeturinave dhe hedhjeve të ndryshme si dhe me mbledhjen e gjetheve nga sipërfaqet e mbuluara me barë.

    Këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve rrjedhëse që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe të rregullt të vegjetacionit, që janë aktivitete përkatëse për këtë periudhë të vitit.