Gjatë kësaj periudhe ekipet tona në mënyrë aktive po punojnë në drejtim të rregullimit të gjelbërimit në pragun e stinës së pranverës. Po realizohen aktivitete të ndryshme lidhur me krasitjen dhe prerjen e degëve të thara të drunjve, më pas krasitjet dhe formimin e kaçubave, si dhe krasitjet sezonale të trëndafilave. Me këto aktivitete punuese është përfshirë edhe mënjanimi i barojave të padëshiruara që kanë mbirë në suaza të gjelbërimit, përskaj korsive të dedikuara për lëvizje dhe qarkullim përgjatë gjelbërimit publik.

Në të njëjtë kohë, po punohet edhe në drejtim të mirëmbajtjes së pastërtisë në sipërfaqet e gjelbërimit publik urban, aktivitete këto që përcillen me mënjanimin e mbeturinave dhe hedhjeve të ndryshme si dhe me mbledhjen e gjetheve nga sipërfaqet e mbuluara me barë.

Këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve rrjedhëse që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe të rregullt të vegjetacionit, që janë aktivitete përkatëse për këtë periudhë të vitit.

Share