Me fidane lulesh sezonale zbukurojmë figurat e luleve në të gjithë gjelbërimin e qytetit. Sot me fidanë të ri është formuar dhe rregulluar tërësisht figura e Lejlekut në bulevardin Jane Sandanski në komunën e Aerodromit.
Ekipet nga disa pika të qytetit sot po punojnë bashkë në kositjen dhe rregullimin e anës së majtë dhe të djathtë të kejit të Vardarit.
Ekipet e terrenit sot kositën gjelbërimin anësor në rrugën Boca Ivanova, ndërsa në rrethrrotullimin në Butel krasitën bimët me shkurre. Në të njëjtën kohë, plotësisht ështe kositur edhe bari në Bulevardin Bosna dhe Hercegovina dhe rrugën Butelska.
Me lule të reja zbukuruam gjelbërimin e rrethrrotullimit në komunën Kisella Voda.
Kositja mekanike e sipërfaqeve me bar, mbetet aktiviteti ynë prioritar me rregullimin pranveror të sipërfaqeve të gjelbra në të gjithë qytetin. Me aktivitetet e planifikuara për ditën e sotme, përveç kositjes së një pjese të gjelbërimit në zonën qendrore të qytetit, zbukuruam edhe zhardinerat në sheshin Filip II me lule të stinës.
Aktivitetet për kositjen makinerike të sipërfaqeve të barit i kryejmë me faza në të gjitha zonat në gjithë gjelbërimin e qytetit. Rruga Vasil Çakalarov në komunën e Gjorçe Petrovit është pjesë e lokacioneve ku ekipet e kanë zhvilluar këtë aktivitet sot.
Vazhdojmë kositjen e gjelbërimit përgjatë bulevardit Partizanski Odredi në lagjen Karposh 4.
Sot ekipet e terrenit kositin gjelbërimin në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit.
Ekipet tona në terren sot po kosin barishten në anën e djathtë të kejit të Vardarit. Njëkohësisht po rregullohen edhe skarpatet përgjatë shtigjeve të biçikletave, si dhe gjelbërimi në zonën e rekreacionit.
Vazhdojmë me aktivitetet e rregullta të kositjes dhe rregullimit të gjelbërimit në zonën qendrore të qytetit në reonin e Kalasë