Ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të megaparkut të ri në komunën e Karposhit. Sipërfaqja e brezit të gjelbër në të cilin shtrihet parku është 86.000 metra katrorë. Hapësira e lënë pas dore, e parregullt dhe e paarritshme, tashmë po rritet dhe po peizazhohet me gjelbërim të ri, fidanë, pemë, shtigje, dhe vazhdon me vendosjen e pajisjeve urbane të parkut, parqeve për kafshë shtëpiake dhe parkingjeve për vizitorët. Në kuadër të programit “Për një Shkup modern”, ky është një tjetër projekt që realizon përmirësimin afatgjatë, mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në qytet.