Me aktivitete intensive po zhvillohen punimet e ndërtimit të megaparkut të ri në komunën e Karposhit. Në një sipërfaqe prej 86 mijë metrash katrorë po rregullohet dhe pastrohet hapësira e lënë pas dore, e cila prej shumë vitesh është një zonë e parregulluar. Në park përeth sipërfaqes së re me bar, pemëve dhe fidanëve, parashikohet ndërtimi i shtigjeve për këmbësorë dhe parkimi për vizitorët, pajisje të reja urbane dhe parqe për kafshët shtëpiake. Ky projekt është pjesë e programit “Për Shkupin modern”, ku kryhet puna për ngritjen dhe rregullimin e përmbajtjeve të gjelbëruara, moderne dhe ekologjike në qytet, të cilat janë pjesë e zgjidhjeve afatgjata për një mjedis më të pastër.