Sot ekipet e terrenit e zbukuruan gjelbërimin e rrethrrotullimit në Fushë Topanë dhe figurën e luleve Shporta në rr. Dizhon në komunën e Çairit. Ngjyrat e larmishme të krizantemës nga tani ofrojnë kënaqësi ende më të madhe në sytë e të gjithë kalimtarëve dhe vizitorëve në këto vende.
Ekipet e terrenit nga rajoni Parku i Parajsës sot mbollën fidanë gjethembajtës të llojit thuja smaragd, të dhuruara nga kompania British American Tobacco. E falënderojmë këtë kompani me përgjegjësi shoqërore për bashkëpunimin dhe urojmë që ngjarje të këtij lloji të ndodhin sa më shpesh. Më pas, ekipet nga Parku i Parajsës vazhduan me mbjelljen e
Rregullimi i sipërfaqeve me lule nëpër gjelbërimin publik është aktiviteti të cilin jemi duke e realizuar momentalisht nëpër sipërfaqet e gjelbra, me qëllim formësimin e dekorit vjeshtor të qytetit. Me manushaqen vjeshtore ekipet e plotësuan zhardinerën në sheshin Filipi i Dytë, ndërsa krizantema me të cilën e rregulluam figurën e Pianos i jep në mënyrë
Me mbjelljen e fidanëve të rinj të llojit të çinarit sot e rregulluam gjelbërimin anësor në bulevardin Teodosij Golloganov në rajonin qendror të qytetit. Aktivitetet e pasurimit të kësaj pjese të gjelbërimit të bulevardit me fidanë të rinj i realizuam në vendet ku ato ishin tharë dhe ishin dëmtuar ose në vende ku mungonin. Fidanët
Rregullimi i sipërfaqeve me lule në prag të mbjelljes vjeshtore është duke u realizuar në mënyrë aktive në të gjithë sipërfaqet e gjelbra publike në qytet. Me aktivitetet e sotme është përfshirë gjelbërimi i rrethrrotullimit në Gjorçe Petrov, ku ekipet bëjnë mihjen dhe rrafshimin e dheut të leheve të luleve. Me intensitet të përshpejtuar, rregullimi
Në Ohër gjatë ditëve të kaluara u mbajtën 29 lojëra sportive sindikale Qëllimi parësor i këtij manifestimi është njoftimi dhe shoqërimi i punonjësve nga institucionet e ndryshëm përmes lojërave sportive dhe mundësisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ndërkaq, punonjësit e NP Parqe dhe Gjelbërime i arritën rezultatet në vijim: Arranzhimi - vendi i 1-ë: Natasha Aleksovska
Drejtori Sefi Shabani sot e vizitoi fidanishten e Butelit dhe i inspektoi pemët dhe fidanët të cilët janë prodhim i ndërmarrjes. Ndërkaq, ai u informua për sfidat dhe gjendjen e kapaciteteve prodhuese dhe fidanëve që do të jenë pjesë e sipërfaqeve të gjelbra të rregulluara publike në qytet. Drejtori më pas i vizitoi ekipet e
Ekipet e sektorit Aletë e Drurëve këtë periudhë janë duke kryer me përkushtim rregullimin e kurorave të pemëve përgjatë rrugëve dhe bulevardeve kryesore të qytetit. Sot, në rrugën Ruzveltova bëmë krasitjen e degëve të drurëve, duke mundësuar dukshmëri dhe siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin. Si pjesë e aktiviteteve të parapara
Me rastin e 6 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Habitateve, sot në pjesën e parë të Parkut të Qytetit vendosëm shtëpiza të reja prej druri për zogj. Vendosjen e tyre e ndoqi edhe drejtori Sefi Shabani së bashku me ekipin udhëheqës, duke e përshëndetur idenë e cila ishte frymëzim i mjaftueshëm për duart e zellshme
Bulevardi Filipi i Dytë u pasurua me fidanë të rinj Aktivitet i yni edhe sot mbetet mbjellja e fidanëve të rinj duke rregulluar gjelbërimin anësor në bulevardin Filipi i Dytë Duke e formuar një rradhitje pemësh, pema e bukur gjetherënëse Liquidambar do të zbukurojë hapësirën falë shumëngjyrshmërisë së saj. Ditët e shtatorit janë sikur të