Shprehim falënderim të madh dhe një BRAVO të madhe për fëmijët e shoqatës "Dua ylberin", të cilët me fytyra të buzëqeshura dhe të gëzuara së bashku me drejtorin Zuhejr Rexhepi dhe ekipin drejtues mbollën lule duke rregulluar lehen e re të luleve në Parkun e Qytetit, si simbol për mbështetje dhe të kuptuarit e diversitetit.
Me kositjen e parkut anësor në bulevardin H.T.Karposh në komunën e Çairit, i përfundojmë aktivitetet për këtë javë të punës.
Me fidanë të rinj të llojit Hamaciparis elvodi e plotësuam zhardinerën qendrore dhe gjelbërimin në bulevardin Vidoe Smilevski Bato, si pjesë e aksionit pranveror për mbjelljen e fidanëve në gjelbërimin e qytetit.
Lokacioni ynë i sotëm !? Gjelbërimi i rrethrrotullimit në bulevardin Ushtria Maqedonase. Fidanë të rinj të llojeve: hamaciparis elvodi, buksus, livando, nandina, berberis dhe viburnum mbollëm në gjelbërimin duke i dhënë një larmi dhe një tërësi kompozite rrethrrotullimit në bulevardin.
Gjelbërimin anësor në bul. 11 Tetori e pasuruam me fidanë të llojit prunus.
Lulebora dekorative lozonjare është ajo që nga sot vërehet në alenë e drurëve përgjatë zhardinerës në bulevardin Aradhet Partizane.
Kontribut në zbukurimin e qytetit me lule, sot dhanë edhe punëtorët nga administrata duke mbjellë vjollcë në rondelën në Parkun e Qytetit.
Park i ri Rregullim i ri hortikulturor Sistem i ri i ujitjes Po, kjo është pamja e re e sipërfaqes publike - shesh i gjelbër në qendrën e qytetit, pranë Hamamit të Daut Pashës. Sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me drejtorin e NP Rrugë dhe Rrugica Said Said mbollën fidanë të llojit Juniperus elvodi
Me manushaqen sezonale i dekorojmë figurat e luleve nëpër gjelbërimin e bulevardit.