Të shpërndara në grupe, ekipet nga të gjitha rajonet filluan aksion të madh për kositjen e gjelbërimit në kejin e lumit Vardar, duke filluar nga ura në lagjen Hrom përgjatë urës Binjaku, në të dy anët e lumit.
Aktivitetet në terren i ndoqi edhe Drejtori Sefi Shabani, duke diskutuar për situatën dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen ekipet e terrenit në kryerjen e detyrave të tyre.
Me aksionin i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme do të bëhet kositja e barit, bimësisë së egër dhe shkurreve përgjatë shtigjeve të këmbësorëve dhe shpateve përgjatë kejit.

Share