Sherbela, impatiens, tagetes, begonia dhe ageratum janë lulet me të cilat ekipet tona të terrenit i zbukuruan format dhe lehet e luleve nëpër qytet.
Kositja e sipërfaqeve me bar është ende aktivitet aktual i ekipeve nëpër të gjitha rajonet e qytetit.
Lulet e verës janë ato që do t'ju përcjellin pashmangshmërisht nëpër gjelbërimin e qytetit.
Me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor, sot në Parkun Natyror Gazi Baba organizuam aksion për pastrimin e mbeturinave, të cilit iu bashkuan shumica e nëpunësve administrativë, si dhe udhëheqësia e ndërmarrjes. Ta ndryshojmë botën, duke filluar nga mjedisi ynë jetësor!
Pas Aktvendimit të lëshuar nga Qyteti i Shkupit dhe në bashkëpunim me NP Parkingu i Qytetit, ekipet bënë krasitjen e degëve te vendparkimi publik Treska.
Me kositjen e sipërfaqeve me bar dhe mbledhjen e barit të kositur ekipet e terrenit vazhdojnë me mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit.
Sot i rregulluam lehet e luleve në rajonet Qendër, Rektorat dhe Gjorgje Petrov.
Aksioni për rregullimin e gjelbërimit në kejin e lumit Vardar, vazhdoi edhe sot.
Sipërfaqet e rregulluara të luleve nëpër bulevardet dhe parqet i japin shkëlqim të plotë gjelbërimit në qytet.
Të shpërndara në grupe, ekipet nga të gjitha rajonet filluan aksion të madh për kositjen e gjelbërimit në kejin e lumit Vardar, duke filluar nga ura në lagjen Hrom përgjatë urës Binjaku, në të dy anët e lumit. Aktivitetet në terren i ndoqi edhe Drejtori Sefi Shabani, duke diskutuar për situatën dhe vështirësitë me të