Kushtet e volitshme mundësuan që ekipet e terrenit të bëjnë sot rregullimin e plotë me fidanë të rinj në bulevardin Kiro Gligorov. Në pjesën e gjelbërt qendrore mbollëm gjithsej 350 fidanë gjethembajtës të llojit thuja occidentalis smaragd, të cilët në mënyrë lineare i japin plotësi gjithë gjelbërimit të bulevardit.
Përgjatë gjithë bulevardit Aradhet Partizane, në gjelbërimin qendror, ekipet janë duke bërë plotësimin e fidanëve të llojeve të mëposhtme: ✔️ thuja woodwardii ✔️ buddleja ✔️ photinia ✔️ berberis ✔️ piracanta ✔️ lonicera ✔️ leylandii
Përgjatë të korridorit të gjelbër në gjatësi prej 825 metrash në rr. Vasko Karangjeleski në komunën e Aerodromit, në distancë prej një metër, jemi duke mbjellë 425 fidanë të llojit thuja smaragd dhe 400 fidanë thuja rozentalis. Drejtori Sefi Shabani inspektoi aktivitetet dhe i mbështeti ekipet duke marrë pjesë në mbjelljen e fidanëve.
Aktivitetet e sotme të rregullta për rregullimin e gjelbërimit në parkun e qytetit i realizuam së bashku me disa kolegë dhe kolege të administratës. Drejtori Sefi Shabani bëri një xhiro nëpër park, me ç'rast i përshëndeti ekipet në terren dhe theksoi se së bashku mund të kontribuojnë dukshëm më shumë në mirëmbajtjen e natyrës dhe