Me kërkesë të kompanisë Dea-kom, e cila me shumë përgjegjësi tregoi kujdes për ruajtjen e gjelbërimit publik dhe pemëve, në bashkëpunim me ekipet e Sektorit të Mekanizimit të NP Parqe dhe gjelbërime, bëmë transplantimin (rimbjelljen) e gjashtë pemëve të llojit Thuja. Për shkak të nevojës për ndërtimin e një pjese të rrugës në bul. Aradhet Partizane nr.165, e kështu duke hequr një pjesë të gjelbërimit, me automjet të përshtatshëm transplantuam pemët në afërsi të kishës së Shën. Pjetri dhe Pali (Sv. Petar dhe Pavle) në Gjorçe Petrov. Si kompani me përgjegjësi shoqërore jemi gjithmonë në dispozicion për këtë lloj shërbimi, me qëllim për të ruajtur dhe për të zgjatur jetën e çdo peme në qytet. Realizimi i suksesshëm i këtij aksioni për transplantim le të jetë shembull edhe për kompanitë tjera që kujdesen për gjelbërimin dhe mjedisin jetësor.
Write to
Share