Aktivitetet përfundimtare të projektit Ndërtimi i kapaciteteve për ekosistemet bazuar në reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë e përfshinë nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim për demonstrimin e hidrombjelljes.

Sot u.d. drejtori Sefi Shabani realizoi takim me dr. Toru Inada nga agjencia japoneze e zhvillimit “Xhajka”, ku nënshkruan memorandum, i cili përfshin hidrombjelljen e shpateve në zonat kritike të erozionit në malin Vodno. Projekti do të demonstrojë teknika të hidrombjelljes që mundësojnë ruajtjen e tokës dhe përtëritjen e hershme të bimësisë në zonën e malit Vodno.

Qëllimi i këtij projekti është të zhvillohet një model për reduktimin e rrezikut nga katastrofat (Eco-DRR) bazuar në masat e ekosistemit kundër vërshimeve, rrëshqitjeve të dheut, erozionit të tokës dhe zjarrit pyjor duke përdorur funksione të shumta pyjore.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe angazhimin në emër të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe pyjeve, të cilat janë të një rëndësie të madhe për qytetin.

Share