U realizua me sukses aksioni ekologjik “Fundjavë e përgjithshme 2022” e cila sot filloi në pyllin park Vodno, me çka u bë pastrimi i gjelbërimit, shtigjeve për këmbësorë dhe shpateve të Vodnos nga mbeturinat dhe plehrat e hedhura. Aksioni i udhëhequr nga kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arskovska, bashkë me vullnetarët dhe ekipet nga ndërmarrjet publike, si dhe me mbështetje të komunave, ambasadave dhe kompanive përgjegjëse shoqërore ishin pjesë e mjedisit jetësor dhe natyrës, të punësuarit tanë gjithmonë janë pjesë e aksioneve të tilla me aktivitete të pastrimit dhe rregullimit të sipërfaqeve të gjelbra publike dhe parqeve. Me aksionin u pastruan lokacionet e shtegut të pensionistëve drejt Vodnos së mesme, rruga e asfaltuar, segmenti nga Vodno e mesme deri te stacioni i policisë – shtegu i këmbësorëve, parkingjet, te kisha, ndërsa grupi i vullnetarëve e pastruan edhe segmentin për në Matkë. Ky aksion i mbledhjes së mbeturinave përveç që ka për qëllim të nxisë dhe krijojë shprehi për brezat e ardhshëm, gjithashtu ka për qëllim edhe të shndërrohet në traditë me ç’rast për çdo 10 kg mbeturinë të mbledhur, do të mbillet nga një dru.

Share