Njoftojmë publikun se këtë fundjavë më datë 30 dhe 31 korrik, ekipet tona në bulevardin Boris Trajkovski nr.9, do të intervenojnë në mënjanimin e dy drurëve. Bëhet fjalë për dy drurë të rrezikshëm me gjatësi mbi 35 metra të cilat anojnë mbi shtëpitë përreth dhe rrezikojnë të bien. Aksioni është planifikuar të realizohet dy ditë, për të cilin janë informuar SPB dhe EVN. Do të angazhohen të dy ekipet e Sektorit Aletë e Drurëve, dhe do të përfshihen dy kamionë, dy automjete me platformë, një kamion dhe ekskavator, si dhe automjet i Brigadës së Zjarrfikësve për realizim të plotë të aksionit.

Share