Me rastin e 6 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Habitateve, sot në pjesën e parë të Parkut të Qytetit vendosëm shtëpiza të reja prej druri për zogj.
Vendosjen e tyre e ndoqi edhe drejtori Sefi Shabani së bashku me ekipin udhëheqës, duke e përshëndetur idenë e cila ishte frymëzim i mjaftueshëm për duart e zellshme të marangozëve tanë.
Bimësia e larmishme dhe e pasur në park është shtëpi e një numri të madh zogjsh që janë më se të nevojshëm dhe të dobishëm në mjediset urbane.
Share