Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska e emëroi zyrtarisht Zuhejr Rexhepin si u.d drejtor i NP Parqe dhe Gjelbërime. Drejtori i deritanishëm Angelle Sotirovski, ia lëshoi vendin drejtorit të ri. Falënderojmë Sotirovskin për angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë funksionit të tij këto nëntë muaj e gjysmë.

Drejtorit të ri Zuhejr Rexhepi i urojmë dhe i dëshirojmë punë të suksesshme shumëvjeçare për sipërfaqe të gjelbra të rregulluara publike dhe për një Shkup modern.

Share