Një nga projektet prioritare në të cilin ekipet janë duke punuar intensivisht dhe me përkushtim gjatë kësaj periudhe në koordinim me Qytetin e Shkupit, është fillimi i ndërtimit të megaparkut në komunën e Gjorçe Petrovit në vendin e deponisë së egër shumëvjeçare. Në Shkup, duke pasur parasysh gjendjen e ndotjes, sidomos në periudhën e dimrit, është e nevojshme të ndërtohen hapësira të reja të gjelbra të cilat janë rëndësishme për qytetarët. Kështu, realizimi i projektit kapital për ndërtimin e këtij parku të parë nga pesë megaparqet e parapara, sot në prani të kryetares së komunës Danella Arsovska, drejtorit Angelle Sotirovski, drejtorit të NP Rrugë dhe RRugicë, Boris Nastov dhe kryetarit të komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski për mediat u theksuan dhe u potencuan udhëzimet dhe aktivitetet e planifikuara për formimin e plotë të megaparkut të ri në komunën e Gjorçe Petrovit.

Drejtori Sotirovski shprehu falënderim për angazhimin e kryetares Arsovska që mundëson ndërtimin e megaparkut dhe për kontributin në rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në të gjithë qytetin. Ai po ashtu theksoi se bëhet fjalë për një sipërfaqe të re e gjelbëru me mbi 30.000 m² për qytetarët e komunës së Gjorçe Petrovit, por edhe për të gjithë qytetarët e qytetit të Shkupit.

Projekti është planifikuar të realizohet në faza, ku do të kryhet përpunimi i plotë i tokës, pastrimi i thellë dhe lëvrimi i sipërfaqes, ku do të vijojë aplikimi i tokës pjellore humuse për të pasur një park cilësor. Gjithashtu është planifikuar edhe instalimi i sistemit të ujitjes.

Këto janë pjesë e hapave të cilat i synojmë tërësisht dhe me përkushtim për ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbra në të gjithë qytetin, me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

Share