Të nderuar,
Qëndrimi diskriminues i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Qytetit të Shkup është i palejueshëm.
Në vijim teksti integral i fjalimit tim në konferencën e shtypit në Qytetin e Shkupit:
-Në seancën e kaluar ndodhi një skandal për të cilin desha të vë theksin në këtë seancë, por meqë nga foltorja nuk m’u lejua ta porosis Marija Andonovën se edhe zgjedhjet e ardhshme do t’i humbin sepse në seancën e kaluar talleshin se u drejtova në gjuhën maqedonase.
Më tallnin sepse e respektoj gjuhën maqedonase. Ata do t’i humbin zgjedhjet sepse diskriminojnë dhe degradojnë, e diskreditojnë çdokënd që është ndryshe prej tyre, që flet në gjuhë të ndryshme, ato nuk janë demokratë por diktatorë.
E mbajtshin me shëndet atë që nuk dinë ta respektojnë fjalimin tim në gjuhën maqedonase, unë e respektoj gjuhën maqedonase më shumë se ata, por ato tallen.
Sot nuk m’u mundësua të flas nga kjo foltore, u vërtetua edhe mënyra e veprimit të Trajko Sllaveskit, i cili në mënyrë diskriminuese ma mori të drejtën e fjalës.
Turp është për koordinatoren e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Marija Andonovska që të hedh fjalë nga vendi se nuk ia vlen të më shikojë dhe dëgjojë dhe të dalë nga salla. Kjo e dëshmon padurimin e VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve dhe ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe.
Me respekt,
Zuhejr Rexhepi
U.d. Drejtor i NP “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup.
Link – https://www.facebook.com/iNFOMAX.mk/videos/861864144934819