Në koordinim me Qytetin e Shkupit, sot ekipet e NP Parqe dhe Gjelbërime së bashku me ekipet e NP Higjiena Komunale dhe NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi realizuan aksion të përbashkët për pastrimin dhe rregullimin e kejit të Vardarit, në të dy anët e tij. U realizua kositja, krasitja e bimësisë së egër, grumbullimi i barit të kositur dhe i mbeturinave, ndërsa punën në terren e inspektoi edhe drejtori Sefi Shabani. Aksioni do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të rregullimit të kejit dhe shtratit të vogël të Vardarit.

Share