Aktivitetet përfundimtare të projektit Ndërtimi i kapaciteteve për ekosisteme për reduktimin e rrezikut nga katastrofat.

Drejtori Zuhejr Rexhepi realizoi takim me përfaqësuesin e agjencisë japoneze për zhvillim “Xhajka”, ku u shqyrtuan aktivitetet përfundimtare të projektit, i cili përfshin zhvillimin e një modeli kundër vërshimeve, rrëshqitjeve të dheut, erozionit të tokës dhe zjarreve në pyje në lokacione tashmë të përcaktuara në pyllin park Vodno.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe angazhimin në emër të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe pyjeve, të cilat janë tejet të rëndësishme për qytetin.

Share