Ekipet në terren vazhdojnë me mbjelljen e luleve sezonale në më shumë zona, duke sjellë freski, ngjyra dhe atmosferë më të bukur në përditshmërinë e qytetarëve. Po vazhdojnë edhe aktivitetet për kositje, krasitje të shkurreve dhe vegjetacionit të ulët, si dhe rregullimin e sipërfaqeve publike të gjelbra.
Ekipet në terren po realizojnë aktivitete për rregullimin dhe zbukurimin e sipërfaqeve të gjelbra në komunën e Gjorçe Petrovit. Po zhvillohet mbjellja e fidanëve të rinj të luleve nga llojet tagetes dhe zinnia, ku janë mbjellë mbi 2.000 rrënjë para monumentit dhe në park, me ç’rast po pasurohet më tej gjelbërimi dhe po përmirësohet ambienti