Ekipet në terren po realizojnë aktivitete për rregullimin dhe zbukurimin e sipërfaqeve të gjelbra në komunën e Gjorçe Petrovit.
Po zhvillohet mbjellja e fidanëve të rinj të luleve nga llojet tagetes dhe zinnia, ku janë mbjellë mbi 2.000 rrënjë para monumentit dhe në park, me ç’rast po pasurohet më tej gjelbërimi dhe po përmirësohet ambienti për qytetarët.
Paralelisht me këto aktivitete, po kryhet edhe ujitja e rregullt e fidanëve, me qëllim mirëmbajtjen e duhur të tyre.