Në kuadër të mësimit të rregullt praktik, sot ndërmarrjen tonë e vizituan nxënësit e vitit të tretë në SHMQSH “Saraj”, Drejtori Sefi Shabani priti nxënësit dhe i njoftoi me punën e ndërmarrjes, ku morën informacione të dobishme që do t’i ndihmojnë ata në procesin e mëtejshëm arsimor.
Ndërmarrja jonë është e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet arsimore që shfaqin interes dhe punonjësit tanë me kënaqësi do të ndajnë njohuritë e tyre me brezat e rinj.
Share