Në vitin 1992 – me transformimin e NPK “Komunalec”, ndërmarrja do të organizohet si ndërmarrje e posaçme publike “Parqe dhe gjelbërime”.

Në vitin 1972 – “Parqe dhe gjelbërime” do të bashkohet me ndërmarrjet tjera komunale të qytetit të Shkupit, dhe me këtë do të themelohet ndërmarrja e re shërbyese komunale “Komunalec”.

01.03.1961 – Do të shuhet Drejtoria për gjelbërim urban dhe jashtë urban dhe do të themelohet NDËRMARRJA PRODHUESE KOMUNALE “Parqe dhe gjelbërime”,  që paraqet një periudhë të re dhe të rëndësishme zhvillimore.

Në vitin 1954 – Kuvendi i qytetit të Shkupit do të themeloj “DREJTORI PËR GJELBRIM URBAN DHE JASHTË URBAN” , periudhë kjo kur në mënyrë intensive fillojnë aktivitetet rreth pyllëzimit të park – pyjeve Vodno, Gazi Baba, Varrezat franceze dhe Zajçev Rid.

Në vitin 1945 – pas çlirimit të Shkupit do të integrohet i tërë potenciali profesional dhe krijues për përtëritjen e gjelbërimit në Qytet, me ç’rast është formuar ndërmarrja e atëhershme “KOPSHTE DHE PARQE”.

1923 – 1941 shfaqen aktivitete të organizuara për rregullimin e gjelbërimit në Shkup, kur do të ngritën aletë e para të drunjve, do të zgjerohet edhe Parku i qytetit, do të rregullohen sheshet por do të ngritën edhe sipërfaqe e parqeve me dimensione më të vogla.