Këto ditë në disa lokacione nëpër sipërfaqet e gjelbra publike, ekipet e terrenit janë duke punuar intensivisht në përgatitjen e sipërfaqeve për mbjelljen e fidanëve të luleve sezonale. Begonia, ageratum, tagetes, celosia, koleus, zinia, cineraria, sherebela, pelargonium dhe dahlia janë lulet të cilat mbillen në figurat e luleve, lehet e luleve dhe rondelet në të gjitha sipërfaqet e gjelbra në qytet. Llojet e përmendura të luleve janë nga prodhimi vetjak, përkatësisht nga kapacitetet prodhuese të ndërmarrjes, ku shumica e tyre shfrytëzohen pikërisht për nevojat e rregullimit të sipërfaqeve të gjelbra publike. Këto ditë, ekipet mbollën fidanë të luleve sezonale në rajonin e Kapishtecit, Qendrës dhe Avtokomandës. Zbukurimi me lule i gjelbërimit publik realizohet gradualisht në pjesët e luleve nëpër gjelbërimin e bulevardit, rrugët e qytetit dhe parqet ku do ta zbukurojnë gjelbërimin deri në fillim të vjeshtës.

Share