Ekipet në terren janë aktive dhe çdo ditë kujdesen për rregullsinë e hapësirës në Vodno e Mesme, ku po zhvillohen aktivitete të vazhdueshme, ndër të cilat mbledhja e letrave dhe mbeturinave, si dhe mirëmbajtja e pastërtisë.
Në majën e Vodnos, aktualisht po zhvillohet rikonstruksioni dhe rregullimi i pikave panoramike, me qëllim krijimin e një hapësire më të rregullt, më të sigurt dhe më të këndshme për të gjithë vizitorët.
Parku i ri motorik është një tjetër përmbajtje e re në Vodno që ju pret këtë fundjavë.
Shfrytëzojeni fundjavën që po vjen për shëtitje, rekreacion dhe për të shijuar natyrën e Vodnos.
U bëjmë apel të gjithë vizitorëve të Vodnos për kujdes të shtuar dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht që të mos hedhin bishta cigaresh dhe materiale të tjera të ndezshme, me qëllim parandalimin e rrezikut nga zjarret.