Sot drejtori gjeneral i Ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërime” z. Zuhejr Rexhepi i vizitoi kapacitetet prodhuese të ndërmarrjes në Florakom dhe u njoftua me aktivitetet e prodhimit të fidanëve të luleve. Ai u njoftua me procesin e prodhimit dhe punëtorëve u ofroi mbështetje dhe u dëshiroi punë të suksesshme, të cilët këtë vit kanë prodhuar afër gjysmë milioni fidanë dimërorë. Llojet: krizantemë, vjollcë, sinapi, lakra dekorative, miozotis, belis perenis e të tjera, do t’i dekorojnë lehet e luleve dhe figurat e luleve dhe do t’i sjellin një kolorit peizazhit dimëror të qytetit. Jemi duke vazhduar me përkushtim me përpjekjet tona për një qytet të pastër dhe të gjelbër me sipërfaqe të reja dhe gjithnjë më të rregulluara.

Share