Vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen e rregullt të gjelbërimit urban në disa lokacione në mbarë Shkupin.
Ekipet janë çdo ditë në terren dhe punojnë sipas nevojave, duke kryer grumbullimin dhe largimin e degëve të rrëzuara, pastrimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe mirëmbajtjen e tyre të vazhdueshme.
Aktivitetet do të vazhdojnë çdo ditë edhe në periudhën në vijim, deri në pastrimin dhe rregullimin e plotë të të gjitha sipërfaqeve ku është e nevojshme ndërhyrja.
Share