Drejtori Zuhejr Rexhepi, sot me kënaqësi i ndau Vendimet për punësim me kohë të pacaktuar për gjithsej 38 persona.
Të emëruarit të cilët kanë punuar përkohësisht në ndërmarrje për shumë vite, kanë dëshmuar se janë punëtorë të përgjegjshëm andaj me angazhim të drejtorit dhe udhëheqësisë së re si dhe me përkrahje të parezerv të Qytetit të Shkupit përfundimisht u rregullua statusi i tyre. Me këtë vendim jemi të bindur se ky ekip i punëtorëve të zellshëm do të japë kontributin maksimal për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese të kryeqytetit, ashtu siç i ka hije një qyteti modern.
Share