Në korridorin e gjelbër të sapoformuar në lagjen Butel 1, në periudhën e kaluar u punua në mënyrë intensive në rregullimin hortikulturor. Pamja dhe gjelbërimi shtesë në këtë anë të komunës u realizua në faza, ku pjesa e parë e rrugës Butelska 1 u rregullua me sipërfaqe prej 1496m2. Duke vazhduar përgjatë rrugës u rregullua edhe pjesa e dytë me sipërfaqe prej afro 1550m2. Realizimi u zhvillua në faza duke filluar me heqjen e mbeturinave ndërtimore, rrëmihjen e tokës, sjelljen e tokës së re, rrafshimin e sipërfaqes, instalimin e sistemit të vaditjes dhe formimin e parkut. Gjelbërimi i paraparë u rregullua me fidanë gjethembajtëse dhe gjetherënëse si dhe shkurre të cilat i janë përshtatur hapësirës.

Gjithashtu, në këtë projekt u përfshi dhe u rregullua sipërfaqja e gjelbër e cila gjendet në udhëkryqin në rr. Butelska me rr. Prizrenska, përballë kishës Shën Gjon Pagëzori (Sv. Jovan Krstitel) me sipërfaqe prej 790m2. Këto sipërfaqe të rregulluara tashmë përfshihen në sipërfaqet e saporregulluara në komunën e Butelit.

Share