Në pjesën e aktiviteteve të cilat janë në kuadër të detyrave të planifikuara të punës për mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike dhe të parqeve përfshihen edhe vendosja dhe përtëritja e elementeve të reja siç janë shportat e mbeturinave dhe stolat e parkut nëpër qytet. Në periudhën e kaluar ekipet e terrenit me urdhër të qytetit të Shkupit bënë përtëritjen e plotë të shportave të mbeturinave në pjesën e parë të parkut të qytetit. Shportat e vjetra të mbeturinave janë përtëritur, janë riparuar dhe janë forcuar plotësisht në sipërfaqen e tokës. Ekipet gjithashtu vendosën edhe shporta të reja të mbeturinave atje ku mungonin. Njëkohësisht në shtegun e epërm dhe të poshtëm ekipet bënë ngjyrosjen e stolave dhe aty ku kishte nevojë edhe forcimin e tyre. Gjegjësisht, gjatë ditëve në vijim në lokacionin te shkallët e kejit para Urës së Gurit është planifikuar të vendosen dërrasa plotësisht të rinj në stolat.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje që të mos dëmtohet pajisja e vendosur urbane e cila është në interes të të gjithë qytetarëve.

Share