Ekipet në terren këto ditë janë duke realizuar aktivitete intensive të rregullimit të vegjetacionit në kejin e lumit Vardar në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet tjera publike. Rregullimi filloi nga Ura e Hekurt, përgjatë rrjedhës së djathtë të lumit Vardar deri te Ura  Goce Dellçev, si dhe nnga Ura e Hekurt përgjatë rrjedhës së majtë të lumit Vardar deri në grykëderdhjen e Seravës, si dhe nga grykëderdhja e Seravës përgjatë rrjedhës së majtë deri te ura e këmbësorëve në Parkun e Qytetit.

Sot, ekipet vazhdojnë me kositjen e gjelbërimit dhe rregullimin e vegjetacionit në kejin e Vardarit, duke filluar nga parku i liqeneve deri te ura Binjaku, nga parku i liqeneve deri te SIPM, nga Ura e Gurit drejt urës në bulevardin Filipi i Dytë, si dhe nga ura e këmbësorëve në Parkun e Qytetit përgjatë rrjedhës së anës së majtë dhe të djathtë të lumit Vardar.

Ekipet me mekanizim përkatës janë duke punuar në kositjen e sipërfaqeve të gjelbra, prerjen e lastarëve, kositjen e vegjetacionit me kërcell të ulët, pastrimin e sipërfaqeve të shpateve dhe gjerësive të shtratit të lumit Vardar. Gjithashtu, ekipet nga Sektori Aletë e Drurëve krasitën vegjetacionin e egër me kërcell të ulët.

U bë meremetimi edhe i 27 stolave në kejin, duke filluar nga Ura e Hekurt deri në Kanalin 5TV, si dhe meremetimi i 36 trarëve për ulje, në shkallët përballë grykëderdhjes së Lepenecit në Vardar, gjegjësisht lyerja, rregullimi dhe ndërrimi i tyre atje ku mungojnë.

Share