Ekipet e terrenit, me urdhër të Qytetit të Shkupit, e përfunduan plotësisht rregullimin e parkut të ri në lagjen Çento, i cili ka një sipërfaqe prej 5000 m². Parku, i cili shtrihet nga rruga Brigada Juzhnomoravski deri te kanali në komunën e Gazi Babës, është një vend krejtësisht i ri për rekreacion dhe relaksim për vizitorët, veçanërisht për banorët e kësaj pjese të qytetit.

Në këtë sipërfaqe të re, një vend i lënë pas dore më parë dhe i mbushur me rrënoja dhe mbeturina, u bë pastrimi i terrenit, rrafshimi i sipërfaqes dhe mbushja e sipërfaqes me tokë humusore cilësore. U vendosën edhe hidrantë të rinj, spërkatës pop-up dhe sistem për ujitje “pika-pika”. Parku u pasurua edhe me dy pushimore të reja prej druri, të cilat me formën dhe dedikimin e tyre e plotësojnë tërësisht pamjen dhe përmbajtjen e parkut të ri. Rregullimi hortikulturor do të përfshijë edhe rregullim plotësues të parkut në përputhje me kushtet e motit në periudhën në vijim, ku do të mbillen fidanë gjetherënëse dhe gjethembajtëse, si dhe zbukurim me dy alpinetume. Në park ka një shteg kryesor këmbësorësh dhe tre shtigje të aksesueshme, ndërsa pranë shtigjeve do të vendosen pajisje të tjera urbane të përshtatshme për parkun.

Share