Kohët e fundit ekipet në terren me urdhër të Qytetit të Shkupit janë duke punuar me rritëm të shpejtë në ngritjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra në disa lokacione në të gjithë qytetin. Me intensitet të rritur gjatë kësaj periudhe, ekipet janë duke punuar në rregullimin e parkut të ri në lagjen Çento, që shtrihet në sipërfaqe prej 5000 m². Në parkun që shtrihet nga rruga e Juzhnomoravski Brigadi deri te kanali, ekipet tashmë bënë pastrimin e terrenit, si dhe rrafshimin e sipërfaqes dhe kanë vendosur tokë cilësore. Në vijim e sipër është instalimi i hidrantëve të rinj, spërkatësve pop-up dhe sistemi ujitës pika-pika me gjatësi prej 400 metrash. Rregullimi i hortikulturës do të përfshijë edhe mbjellje të barit të ri dhe sipas kushteve klimatike në periudhën në vijim në park do të mbillen fidanë gjetherënëse dhe gjethembajtëse, si dhe do të zbukurohet me dy alpinetume, me ç’rast ky park do të jetë një gjelbërim i ri i bukur për pushim dhe çlodhje për banorët në këtë pjesë të qytetit.

Gjithashtu, në bulevardin Maqedonia u rregullua një sipërfaqe e re e gjelbër. Ekipet në periudhën e kaluar kanë bërë rregullimin e një sipërfaqeje prej 580 m² në Bulevardin Maqedonia, ku u instaluan sistemi i ri ujitës, hidrantë të rinj dhe spërkatës pop-up, ku në periudhën e ardhshme kjo sipërfaqe e re do të rregullohet edhe me fidanë të rinj.

Njëkohësisht, janë duke vazhduar aktivitetet e rregullimit dhe projektit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, për rikonstruktimin e plotë të anës së majtë të gjelbërimit në kejin e lumit Vardar, i cili po zhvillohet në faza, duke krijuar një hapësirë ​​publike moderne multifunksionale  me gjelbërim të ri, shtigje këmbësorësh dhe biçikletash me interes për të gjithë qytetarët.

Share