Me urdhër të qytetit të Shkupit, ekipet në terren janë duke punuar me rritëm të shpejtë në ngritjen dhe rregullimin e sipërfaqes publike për rikonstruktimin e plotë të anës së majtë të kejit të Vardarit. Ekipet në terren janë duke përfunduar fazën e parë të pastrimit dhe rrafshimit të sipërfaqes, duke filluar nga ura Nënë Tereza deri te Ura hekurudhore, e këto ditë filloi edhe faza e dytë, që nënkupton pastrimin e shtratit të vogël në kejin e Vardarit, duke filluar nga ura hekurudhore deri në parkun e liqeneve në komunën e Aerodromit. Këtu ekipet gjithashtu bëjnë edhe instalimin e sistemit ujitës. Aktivitetet janë duke u realizuar në faza sipas asaj që është planifikuar.
Krahas aktiviteteve për rikonstruktim të gjelbërimit, me këtë projekt do të përfshihet edhe rregullimi i shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta dhe për pushim dhe rekreacion të të gjithë qytetarëve.