Për shkak të zgjerimit të rrugës Vasko Karangelevski, sot ekipet rimbollën gjashtë pemë të llojeve frashër, panje dhe prunus.
Pemët shumëvjeçare u rimbollën me një makinë të posaçme për rimbjellje, në afërsi të gjelbërimit në rrugën e njëjtë.
Drejtori Zuhejr Rexhepi inspektoi aktivitetet i cili e ndoqi procesin e rimbjelljes. Në planin fillestar për zgjerimin e rrugës ishte parashikuar të priten 57 pemë gjetherënëse me 30 shkurre. Ne sot rimbollëm gjashtë pemë dhe në periudhën e mbetur do të rimbjellim edhe gjashtë të tjera.

Duke ua zgjatur jetën pemëve, kujdesemi për një Shkup të gjelbër!

Share