Pas njoftimit të marrë nga DPHM-ja se nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore nga veriu, e cila sot e përfshiu rajonin e qytetit të Shkupit me reshje të kohëpaskohshme shiu, me ç’rast gjatë ditës do të fillojë të fryjë erë e fuqishme nga verilindja e cila do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/orë, i lusim qytetarët të mos i parkojnë automjetet e tyre nën pemët e larta, për të shmangur pasojat e padëshiruara.

Gjithashtu, nëse vërejnë pemë të rënë, i lusim që ta paraqesin në QMK në numrin e telefonit 195 ose në ndërmarrjen në numrin e telefonit të dhënë në ueb faqen tonë.

Share