Këto ditë në disa lokacione të qytetit janë duke u mbjellë fidanë të rinj gjetherënës dhe gjethembajtës. Aktivitetet e mbjelljes do të zhvillohen me faza, në lokacione tashmë të planifikuara në të gjithë gjelbërimin përgjatë bulevardeve dhe parqeve. Plotësimi i sipërfaqeve të gjelbra në qytet me fidanë të rinj është pjesë e projekteve të planifikuara në programin e punës të ndërmarrjes në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit. Nevoja për plotësimin e sipërfaqeve të gjelbra publike me fidanë të rinj është me qëllim të përmirësimit të mjedisit dhe pasurimit të gjelbërimit urban.

Një mjedis jetësor cilësor dhe i shëndetshëm është parakusht bazë për një jetë cilësore për të gjithë qytetarët, prej nga buron edhe angazhimi ynë për kujdes të vazhdueshëm dhe cilësor ndaj gjelbërimit.

Share