Sot ishim pjesë e organizimit të mbjelljes së njëzet fidanëve të rinj në Parkun e Qytetit.
Qendra e Hulumtimit dhe Informimit për Mjedisin Jetësor Eko-Ndërgjegjësimi, me rastin e 20 vjetorit të ekzistimit të saj, në mënyrë simbolike dhuroi 20 fidanë gjetherënës dhe gjethembajtës të cilët u mbollën në Parkun e Qytetit, vendi më i preferuar për pushim dhe rekreacion të qytetarëve të Shkupit.
Mesazhi që i dërgohet publikut me këtë eveniment është se doemos duhet të gjithë t’i aktivizojmë mundësitë tona dhe të kontribuojmë për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe për zbutjen e ndryshimeve klimatike, sepse bëhet fjalë për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë.
Drejtori Zuhejr Rexhepi dhe NP Parqe dhe Gjelbërime, si ndërmarrje me përgjegjësi shoqërore, i mbështesin fuqishëm aksionet e tilla dhe janë gjithmonë të hapur për bashkëpunim me të gjithë qytetarët, shoqatat, organizatat dhe institucionet që veprojnë për agjendën e njëjtë, për avancimin e politikave publike për jetesë të qëndrueshme, mjedis të pastër dhe të shëndetshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.
U shprehim falënderim të madh për organizimin e evenimentit përfaqësuesve të Eko-ndërgjegjësimit, si dhe Ambasadës së Mbretërisë së Suedisë dhe Ministrit Naser Nuredini me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët e mbështetën evenimentin.