Me urdhër të Qytetit të Shkupit, këto ditë ekipet e përfunduan rikonstruktimin dhe rregullimin hortikulturor të sipërfaqes publike në rr. Indira Gandi në komunën e Shuto Orizarit.

Intervenimi u realizua në dy lokacione. Në lokacionin e parë përballë komunës punuam pranë gardhit dhe parcelave me sipërfaqe prej 173 m², ku në mënyrë graduale u bë rrëmihja e sipërfaqes, aplikimi i tokës së re pjellore, u instalua sistem i ujitjes, u formua park dhe u mboll bimësi e re.

Ndësa në lokacionin e dytë, në të dyja zhardinerat me sipërfaqe prej 194m² instaluam sistem të ujitjes pika-pika dhe i kompletuam me mbjelljen e fidanëve dekorative gjetherënëse dhe gjethembajtëse. Zhardinerat unazore në këtë hapësirë i rregulluam dhe i plotësuam me mbjellje të fidanëve të ndryshme dekorative.

Share