Në Brigadën e 16-të Maqedonase në Komunën e Gazi Babës, ekipet në terren nga Sektori Ngritja e Gjelbërimit, filluan me realizimin e rregullimit hortikulturor të parkut “Skulptura” me sipërfaqe të përgjithshme prej 4200 m2. Me aktivitetet e intervenimit në të gjithë bimësinë, punimet tokësore, mënjanimin e mbeturinave, ripërtëritjes së tokës, do të instalohet sistem ujitjeje, me ç’rast do të mundësohet mirëmbajtja e vazhdueshme e gjelbërimit. Në hapësirën e gjelbërimit të paraparë janë planifikuar dhe do të mbillen fidane gjethembajtëse dhe gjetherënëse, shkurre dhe perenë të cilat në aspektin funksional dhe estetik më së shumti përshtaten në hapësirën dhe që janë të përshtatshme ndaj kushteve tona klimatike. Përzgjedhja është bërë në speciet të cilat në mënyrë hortikulturore i përshtaten këtij lloji të rregullimit dhe që kanë rezistencë ndaj gazrave të shkarkimit dhe ndotjes së ajrit. Me fidanët gjethembajtëse do të ndërtohet brez i gjelbër ndërmjet korsisë së trafikut dhe parkut, me ç’rast vizitorët do të jenë të mbrojtur nga gazrat e shkarkimit dhe zhurmat e shkaktuara nga mjetet motorike. Realizimi përfshin disa faza të njëpasnjëshme:

– rrafshimi i tokës.

– instalimi i sistemit të ujitjes pika-pika, hidrantëve dhe spërkatësve

– përgatitja e tokës për mbjellje

– mbjellja e bimësisë

– formimi i lëndinës.

Share