Të koordinuar dhe si ekip – ekipet tona, së bashku me punonjës nga ndërmarrje të tjera publike, janë pjesë e aksionit të madh për pastrimit e qytetit të organizuar nga Qyteti i Shkupit. Duke filluar nga mbrëmja, zhvillohen aktivitete intensive, duke përfshirë mbledhjen e gjetheve, letrës dhe mbeturinave, pastrimin e kontejnerëve të mbeturinave në të gjithë gjelbërimin, parqet, shtigjet për këmbësorë dhe parkingjet në disa lokacione në të gjithë qytetin.