Në këtë periudhë të vitit, veçanërisht në muajin maj është kohë e duhur për rregullimin dhe zbukurimin e gjelbërimit duke mbjellë fidanë lulesh. Përveç kositjes së parqeve, krasitjes së bimësisë, gjithashtu në periudhën që vijon ekipet do të fillojnë me përgatitjen e sipërfaqeve duke mbjellë fidanë të luleve sezonale. Për nevojat e ndërmarrjes në realizimin e qëllimeve për rregullimin e sipërfaqeve me lule në gjithë gjelbërimin e qytetit, tashmë është përgatitur plotësisht fidani i luleve verore. Në kapacitetet prodhuese të Florakom SHPKNJP u prodhuan këto fidanë lulesh: begonia, petunia, ageratum, tagetes, vinka, koleus, salvia, çinia, pelargonium dhe celosia.

Gjithsesi këtë asortiment të luleve mund ta blejnë edhe qytetarët për zbukurim dhe freskim të kopshteve, oborreve dhe ballkoneve. Ata gjithashtu mund të drejtohen për konsultime dhe këshilla se si t’i kultivojnë dhe mbrojnë lulet dhe bimët në muajt e pranverës dhe verës, dhe si ofertë mund të blejnë edhe tokë pjellore dhe torfe për mbjellje të luleve, bimëve dhe fidanëve.

Share