Sot shënuam dhjetëvjetorin e themelimit të Shoqatës së qytetarëve AKCIJASHI Shkup me mbjelljen simbolike të dhjetë fidanëve të llojit thuja rozentalis në oborrin e parkut të Shtëpisë së Pensionistëve në Çair.

Fidanët gjethembajtëse tashmë të dhuruara po e zbukurojnë gjelbërimin në oborr, falë zellit, përkushtimit dhe angazhimit të personave nga shoqata, duke mundësuar në të qëndrim të këndshëm për shoqërim, pushim dhe rekreacion.

Ndërmarrja gjithmonë i mbështet aksionet e tilla, investon në mbrojtjen e gjelbërimit dhe angazhohet për hapësira të rregulluara hortikulturore në të gjithë qytetin.

Shprehim respekt dhe mirënjohje të plotë për aksionin dhe vazhdojmë me bashkëpunimin e ndërsjellë.

 

Share