Me kënaqësi e pranuam iniciativën e eko-aktivistëve nga kompania Firma ime, për mbjelljen e fidanëve.
Në prani të drejtorit Sefi Shabani, përfaqësuesve nga Qyteti i Shkupit dhe nga kompania me përgjegjësi shoqërore sot u mbollën 100 drurë të rinj të llojit acer platanoides, duke e pasuruar gjelbërimin në megaparkun Dame Gruev pranë Lepenecit.
Nëpërmjet aksioneve të tilla të gjelbërimit të sipërfaqeve publike në qytet, kontribuojmë bashkërisht në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe në përmirësimin e mjedisit jetësor.
Mbjellja e sotme është pjesë e ekoaksionit rajonal “Druri i miqësisë” i mbështetur nga Fondi Evropian për Ballkanin, i cili mbahet tashmë për të katërtin vit radhazi në gjashtë vende të rajonit.
Share