Sot kryetarja Danella Arsovska dhe drejtori Zuhejr Rexhepi bashkë me kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti, vizituan QRS Saraj për t’i inspektuar aktivitetet në terren.

Në planin e aktiviteteve të punës të cilat këtë periudhë i realizuam është projekti për rregullimin e gjelbërimit publik në komunën e Sarajit, ku filluam me rregullimin hortikulturor të sheshit të gjelbër në një sipërfaqe prej 1.900m2. Koncepti për rregullimin e sheshit të gjelbër është përcaktuar në bazë të hapësirës, ndërsa intervenimi do të realizohet në faza deri në realizimin e tij të plotë. Fondin e fidanëve të paraparë e përbëjnë drurët dhe shkurret gjethembajtëse dhe gjetherënëse të cilat më së shumti i përshtaten hapësirës në aspektin funksional dhe estetik, duke krijuar një kompozicion estetik. Me rikonstruktimin është paraparë formim të brezit të gjelbër, vendosje të pushimores dhe elementeve tjera të parkut të cilat do të mundësojnë qëndrim dhe pushim të këndshëm të banorëve të kësaj komune.

Share