Drejtori i NP Parqe dhe gjelbërime, Zuhejr Rexhepi sot inspektoi terrenin dhe e ndoqi zhvillimin e aktiviteteve për zbukurimin vjeshtor të qytetit. Ai gjithashtu dha edhe kontributin e tij simbolik duke mbjellë lule së bashku me punëtorët në bul. Aradhet Partizane, te figura prej lulesh Topi dhe në Parkun e Çairit. Fidanët e vjeshtës të rregulluara padyshim do t’ju përcjellin përgjatë bulevardeve dhe parqeve, sepse puna e përkushtuar për sipërfaqet e rregulluara të gjelbra publike është në radhë të parë për ne.
Aktivitetet e planifikuara të ekipeve vazhdojnë me rregullimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit për një Shkup modern.

Share