Për shkak të temperaturave të larta të cilat e kaluan territorin e Shkupit si dhe për shkak të paralajmërimeve dhe njoftimeve për rrezikun e zmadhuar për shfaqjen e zjarreve në mjediset e hapura, Apelojmë për kujdes të madh dhe për mobilitet te të gjithë qytetarët. Rekomandojmë që gjatë qëndrimit në sipërfaqet publike të evitohet ndezja e zjarrit në vende të hapura, të mos hidhen shishe plastike dhe të qelqtë, të mos ndizen mbeturinat dhe materiale të tjera djegëse si dhe të mos hidhen bishta të cigareve, me qëllim të parandalimit të pasojave nga zjarret që paraqesin rrezik potencial për mjedisin jetësor.

Share